Termat & Kushtet

  1. Politikat e privatësisë
  2. Përdoruesi që e përdor ose e viziton këtë faqe interneti, pranon politikat e privatësisë të përcaktuara këtu e më poshtë. Lundrimi dhe qëndrimi në këtë faqe, nënkupton një pranim praktik të kushteve të përcaktuara këtu e më poshtë. Studit Academy mbledh dhe përpunon të dhënat personale të Përdoruesve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale në mënyrë direkte (nëpërmjet plotësimit vullnetar) ose indirekte (nëpërmjet përdorimit të Cookies) dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe në vecanti, të drejten e ruajtjes së jetës private.

    Studit Academy siguron Përdoruesit se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet mjeteve automatike, si dhe me mjete të tjera në mënyrë që të mbahen në një sistem arkivimi për të realizuar marrëdhëniet kontraktore. Duke përdorur faqen e internetit Përdoruesit japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të të dhënave të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Përdoruesi i faqes duhet të përdorë informacionet dhe të dhënat në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me mirëbesimin dhe moralin, përndryshe, ai merr përgjegjësinë për shpërblimin e çdo dëmi që Studit Academy mund të vuajë nga përdorimi i paligjshëm ose i parregullt i faqes. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. Përdoruesi është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë dhe është ndërmarre cdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota,.

    Studit Academy garanton se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, teknike dhe organizative të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave personale nga shkatërrime, humbje ose përhapje të pautorizuar, si dhe për ruajtjen e konfidencialitetit dhe besueshmërisë në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të transferohen te palët të treta, vetëm në raste kur është dhënë pëlqimi nga Përdoruesi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas legjislacionit të Republikes së Shqiperisë.

    Përdoruesit, të dhënat personale të të cilëve perpunohen, kanë të drejtë në bazë te Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 ”Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, I ndryshuar, të marrin konfirmim për ekzistencën ose jo të të dhënave personale në databazat e Studit Academy, të dinë përmbajtjen dhe burimin e tyre, të verifikojnë saktsëine, të kërkojnë informacion për qëllimin e përpunimit si dhe të kundershtojnë për aryse të ligjshme trajtimin e tyre në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, I ndryshuar.

    Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, përdoruesi konfirmon se ka lexuar dhe ka pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Studit Academy.

  3. Përdorimi
  4. Kjo faqe interneti zotërohet dhe administrohet nga STUDIT SHPK, Nipt M2202601L. Studit Academy ofron një faqe interneti ekskluzivisht për mesimin e gjuheve te huaja online nepermjet palëve të treta. Duke rezervuar nëpërmjet faqes së internetit të Studit Academy ju pranoni praktikat e përshkruara në Politikat e Privatësise dhe në Kushtet e Përdorimit. Kushtet e mëposhtme rregullojnë te gjitha marrëdhëniet ndërmjet Studit Academy dhe çdo Përdoruesi ose Klienti i cili kryen blerje nëpërmjet faqes në mënyrë elektronike.

    Përdoruesi që e përdor ose e viziton këtë faqe interneti për arsye informimi ose blerje i pranon hapur Kushtet e Përdorimit të përcaktuara këtu e më poshtë. Këto Kushte përbëjnë detyrim ligjor për te gjitha blerjet nëpërmjet faqes së internetit Studit.academy. Lundrimi dhe qëndrimi në këtë faqe, nënkupton një pranim të plotë të kushteve të përdorimit që vlen për te gjitha përmbajtjet në këtë faqe interneti. Përdoruesi duhet të lexojë me kujdes këto kushte para se të përdor ose vizitojë këtë faqe. Nëse Përdoruesi nuk bie dakord, atëhere duhet të ndalojë përdorimin ose vizitimin e faqes.

    Përgjatë përdorimit, ose blerjes se ores mesimore në këtë faqe, ju garantoni që:

    • jeni një individ që keni mbushur 15+ vjeç;
    • gëzoni autoritetin për të krijuar një marrëveshje me detyrim ligjor;
    • e përdorni këtë faqe ekskluzivisht në përputhje me kushtet e saj të përdorimit, për qëllime të ligjshme dhe në përputhje me ligjin;
    • kryeni transaksione vetëm për përdorimin tuaj personal ose, kur ofrohet si një dhuratë për dikë tjetër;
    • nuk do të përfshiheni në veprime ose mosveprime që mund të shkaktojnë dështimin ose keqfunksionimin e faqes, që mund të ketë ndikim negativ ose mund të rrezikojë shërbimet që kjo faqe interneti u ofron Përdoruesve të saj.
    • jepni informacion terësisht të plotë, të vërtetë dhe të saktë.

    Studit Academy nuk zotëron asnjë nga mesuesit e shfaqur në faqen e saj. Mesuesit jane individe te cilet mund te krijojne accounted e tyre Freelance dhe ti mbyllin ato kurdohere. Ju pranoni se Studit Academy nuk është përgjegjëse për saktësine ose plotësine e informacioneve te gjuhes qe ju merrni nga mesuesit.

    Kur rezervoni një ore mesimore nëpërmjet faqes Studit Academy informacionet tuaja të pagesës do të mblidhen dhe do t’i trasmetohen palëve të treta ( psh. Bankave ose Shitësve) në përputhje me ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë me qëllim të vetëm kryerjen e transaksioneve dhe plotësimin e rezervimit. Në momentin e rezervimit me një nga mesuesit atëhere ju përvec kesaj Marrëveshje, pranoni të rishikoni dhe të jeni objekt i kushteve e blerjes dhe përdorimit, politikës së privatësise, si dhe cdo rregull ose politikë të tjetër që lidhet me faqen. Ju kuptoni se këto palë të treta, dhe jo Studit Academy janë përgjegjëse për përpunimin e pagesës dhe përmbushjen e rezervimit tuaj. Studit Academy në asnjë moment nuk do të pëngojë kryerjen e rezervimeve, por gëzon të drejtën t’i ndërpresë këto rezervime në rast se Blerësi ka vepruar në mënyrë të paligjshme, mashtruese ose kundër Kushteve të Përdorimit të Studit Academy. Veprimet midis jush dhe mesuesve janë në rrezikun tuaj. Këto veprime mund t’ju lidhin me faqe të treta, të cilat Studit nuk i operon ose kontrollon. Studit nuk do të ketë asnjë përgjegjësi në lidhje me veprimet, mosveprimet, gabimet, përfaqësimet, garancitë, shkeljet ose neglizhencën e ndonjë mesuesi ose dëmtime dhe shpenzime të tjera që rezultojne nga veprimet tuaja me mesuesin.

  5. Kryerja e Blerjeve/Rezervimeve
  6. Duke kryer rezervime oresh mesimore përmes faqes së Studit Academy ju do të bëheni mbajtës i llogarisë nëse nuk këni qënë më përpara një i tillë. Gjatë kryerjes së blerjes së parë dhe hapjes së Llogarisë, bleresi është i detyruar të shkruaj emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike dhe fjalëkalimin. Fjalëkalimi është përsonal dhe duhet ruajtur me kujdes nga bleresi. Përdoruesi pranon udhëzimet dhe rregulloret e Studit Academy në lidhje me kryerjen e pagesave, rimbursimeve, anullimeve dhe afateve kohore të gjitha të bazuara në ligjet përkatëse te Republikës së Shqipërisë.

    Cmimet e përcaktuara në faqen e Studit Academy do të jene cmimet neto me TVSH dhe me tarifat e tjera përkatëse. Pagesa e sasisë përfunimtare të cmimit do të kryhet nga Blerësi në momentim e përfunimit të kryerjes së porosisë nëpërmjet faqe Studit Academy. Si bleres, Studit Academy do mbaje 5% extra te transaksionit. Studit Academy rezervon të drejtën të ndryshojë cmimet e oreve mesimore në cdo kohë. Në rast paraqitjeje të cmimit të gabuar të një ose disa oreve mesimore Studit Academy do të njoftoj Blerësin dhe do të anulloj,rimbursoj ose ndryshoj oren sipas dëshirës së Blerësit. Pas kryerjes të cdo rezervimi/blerje do të krijohet fatura përkatëse, të cilën Blerësi do mund ta përdor si vërtetim blerje. Rezervimi do t’i konfirmohet Blerësit nëpërmjet e-mailit dhe do ketë në përmandje një numër porosie dhe informacione të ndryshme mbi oren mesimore. Rezervimi konsiderohet i konfirmuar vetëm pas konfirmimit nga mesuesit e Studit Academy dhe mund të anullohet nga Studit për cdo arsye. Në këto raste Blerësi do të informohet për detajet

  7. Anullimet
  8. Studit nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të ores mesimore për shkak të forcave madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes Studit Academy dhe klientit duke i ofruar nje ore tjeter alternativë ose duke i kthyer këtij të fundit rimbursim të pagesës në masën 100%.

    Nëse mesuesit e Studit Academy anullojne oren mesimore 24h përpara për të cilën është rënë dakord, klientit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:

    • Ofrimin e një ore zevendesuse
    • Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga klienti, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së njoftimit për heqjen dorë.

  9. Anullimi nga Ju
  10. Klienti mund ta anulojë oren mesimore në çdo moment pas konfirmimit të rezervimit dhe duhet ta bëjë këtë sa më shpejtë nëpërmjet e-mailit të dërguar nga adresa me të cilën ka kryer rezervimin drejtuar Studit Academy. Data e efektive e anulimit do të jete data në të cilën Studit Academy merr njoftimin me shkrim ose me e-mail. Kjo datë është bazë për llogaritjen dhe tarifave të anulimit si më poshtë:

    Për rezervimet e oreeve mesimore do të zbatohen tarifat e mëposhtme të anulimit (në varësi të datës efektive të anulimit):

    • a) Anulimi më pak se 48 orë para ore mesimore Ju nuk do të keni të drejtë për rimbursim.
    • b) Anulimi 48 orë dhe deri në 7 ditë para ores mesimore: Ju do të rimbursoheni 50% ores mesimore (çdo tarifë e paguar për shërbime ekstra është e pakthyeshme).
    • c) Anulimi më shumë dhe 7 ditë para ores mesimore: Ju do të keni të drejtë për një rimbursim të plotë (çdo tarifë e paguar për shërbime ekstra është e pakthyeshme).

  11. Disponueshmëria
  12. Studit Academy do të marrë masat përkatëse për të siguruar që rrjeti i saj të funksionojë pa ndërprerje dhe në mënyrë të rregulltë. Megjithatë, Studit Academy nuk do të jetë në asnjë rast përgjegjëse për çdo dëmtim të shkaktuar nga Përdoruesi shërbimeve, dhe përmbajtjes së kësaj faqeje interneti, pasi ajo nuk mund të garantojë që serverat e saj do të funksionojnë pa ndërprerje ose gabime. Përveç kësaj, ajo nuk mund të garantojë se faqet e lidhura të internetit ose serverat përmes së cilëve shërbimet e lidhura me to u ofrohen Përdoruesve nuk përmbajnë viruse ose programe të tjera të dëmshme, pasi Studit Academy nuk mund të garantojë korrektësinë, plotësinë ose vlefshmërinë e përmbajtjeve, faqeve të internetit, ose shërbimeve të tyre. Studit Academy nuk mban përgjegjësi nëse gjatë navigimit në këtë faqe interneti shkarkohen materiale të padëshirueshme nga përdoruesi. Gjithashtu, Studit Academy nuk është përgjegjëse për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit apo fireëall-it në pajisjen e përdoruesit. Studit Academy gëzon të drejtën për të bllokuar shërbimin apo aksesin drejt faqes ndaj Përdoruesve, në çdo kohë dhe për çdo arsye, për te kryer punime mirëmbajtjeje, përditësimi ose për çfarëdo arsye tjetër.

  13. Mbledhja e të dhënave / Përdorimi i Cookies
  14. Studit Academy merr të gjitha masat për të siguruar mbledhjen dhe përpunimin etik e të ligjshëm të të dhënave personale, si dhe ruajtjen e tyre në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, ndryshuar, duke mbrojtur konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që mbledh dhe përpunon. Studit Academy mund të mbledhë përmes kësaj faqeje interneti të dhëna personale vetëm për Përdoruesit. Të dhëna personale janë vetëm ato informacione që mund të përdoren për të identifikuar ose komunikuar Përdoruesit. Përdoruesi pranon shprehimisht dhe hapur të japë të dhënat e tij personale për faqen e internetit Studit Academy sa herë që t’i kërkohet ose është e detyrueshme me qëllim për të kryer një transaksion të caktuar. Studit Academy mund t’i përdorë të dhënat personale për qëllime informacioni ose për t’u dërguar e-maile, letra, njoftime/të reja Përdoruesve të regjistruar, me përjashtim të rasteve kur këta të fundit nuk i dëshirojnë ato dhe ia kanë komunikuar shprehimisht dëshirën e tyre Studit Academy.

    Studit Academy nuk do t’i nxjerrë në shitje të dhënat personale të Përdoruesve të kësaj faqeje interneti as nuk do t’i transferojë ose nuk do t’ia bëjë publike të dhënat personale të Përdoruesve palëve të treta, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj ose në rast se ky transferim/publikim përbën një detyrim kontraktual të nevojshëm për funksionimin pa probleme të kësaj faqeje interneti.

    Të dhënat për identifikimin e përdoruesit jodirekte përmes kësaj faqeje mund të mblidhen përmes teknologjive të cookies ose monitorimit të adresave IP, si dhe përmes mjeteve të tjera të ngjashme që rezultojnë nga komunikimi përmes web browser dhe serverit. “Cookies” janë pjesë të vogla teksti të ruajtura në njësinë qendrore kompjuterike të çdo përdoruesi që nuk njohin dokumentet ose skedulet që ndodhen në to dhe nuk e lidhin kompjuterin me një person të caktuar. Ato përdoren për t’i ofruar Përdoruesit lehtësi aksesimi me qëllim për të përdorur shërbimet specifike dhe faqet e internetit për arsye statistikore. Në të dhënat jodirekte mund të përfshihet tipi i web broëser-it që përdoret nga Përdoruesi, tipi i kompjuterit, sistemi i tij i operimit, ofruesi i shërbimit të internetit (ISP) dhe informacione të tjera. Të gjitha të dhënat personale të marra nga Studit Academy, të mbledhura në mënyrë direkte ose indirekte pasi përdoruesi ka lundruar e kërkuar në këtë faqe interneti, do të mblidhen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

    Faqja e internetit Studit Academy mund të përmbajë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Të gjitha lidhjet me faqet e internetit të palëve të treta nuk do të nënkuptojnë as miratim të pikëpamjeve apo veprimeve të tyre, as pranim të përmbajtjes së shprehur, publikuar apo të postuar në to. Përdoruesi pranon se pas lidhjes me faqet e internetit të palëve të treta, ai do të dalë nga faqja studit academy dhe do t’i nënshtrohet kushteve të përdorimit të faqeve të internetit të palëve të treta. Studit Academy nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të palëve të treta ose për dëmet që rrjedhin nga përdorimi i tyre. Për probleme që lindin gjatë përdorimit të këtyre faqeve, komunikimi duhet të bëhet me faqet përkatëse, si dhe pronarët e tyre, të cilët mbajnë përgjegjësinë përkatëse.

    Nëse ndodh që një faqeose aplikacion i palës së tretë ju kërkon të lidhni profilin e llogarisë tuaj Studit Academy me një profil në një faqe tjetër të palës së tretë. Ju jeni përgjegjës për të vendosur nëse doni ta bëni këtë. Vendimi për të lejuar lidhjen e këtij informacioni mund të çaktivizohet (me faqenose aplikacionin e palës së tretë) në çdo kohë. Nëse zgjidhni të lidhni llogarinë tuaj të Studit Academy me një faqe ose aplikacion të palës së tretë, faqja ose aplikacioni i palës së tretë do të jetë në gjendje të aksesojë informacionin që keni ruajtur në llogarinë tuaj Studit Academy duke përfshirë informacionin në lidhje me përdoruesit e tjerë me të cilët ndani informacione. Duhet të lexoni termat dhe kushtet dhe politikën e privatësisë së faqeve dhe aplikacioneve të palëve të treta që vizitoni, pasi ato kanë rregulla dhe leje për mënyrën se si i përdorin informacionet tuaja që mund të ndryshojnë nga faqja Studit Academy. Studit Academy ju inkurajon t'i rishikoni këto faqe dhe aplikacione të palëve të treta pasi i përdorni ato në rrezikun tuaj.

    Studit Academy nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë humbje të pësuar nga Përdoruesi gjatë përdorimit të faqes. Përmbajtja e faqes është dhënë "siç është" pa ndonjë garanci të qartë ose të nënkuptuar. Afatet dhe kushtet për përdorimin e kësaj faqeje interneti, si dhe të gjitha ndryshimet e kryera në të do të rregullohen dhe plotësohen në përputhje me legjislacionin Shqiptarë dhe Europianë, si dhe sipas Marrëveshjeve Ndërkombëtare përkatëse. Mosmarrëveshjet që lindin nga ose në lidhje me këto Kushte Përdorimi, ose nga përdorimi i Faqes do të zgjidhet sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Në rast se konstatohet se dispozitat e kushteve të mësipërme nuk respektojnë kuadrin e mësipërm ligjor ose e bëjnë atë të pavlefshëm, ato do të reshtin së aplikuari dhe do të fshihen, pa cënuar në asnjë rast vlefshmërinë e kushteve të tjera.

    Kushtet dhe dispozitat e përdorimint të kësaj faqeje do të përbëjnë marrëveshjen përfundimtare të lidhur mes Studit Academy dhe përdoruesit të faqes dhe shërbimeve, por do të jetë e detyrueshme vetëm për palën e fundit. Ndryshimi i kushteve të përdorimit nuk do të ketë fuqi prapavepruese dhe do të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje vetëm kur ndryshimet bëhen me shkrim dhe përfshihen në kushtet ekzistuese të përdorimit. Në rast se nuk specifikohet ndryshe në këtë faqe, kushtet e mësipërme të përdorimit do të hyjnë menjëherë në fuqi të plota. Studit Academy rezervon të drejtën e njëanshme, pa bërë një njoftim paraprak, të shtojë ose ndryshojë përmbajtjen ose shërbimet e faqes së internetit, si dhe të kushteve të përdorimit sa herë që e gjykon të nevojshme, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Përdoruesit e faqes së internetit duhet t’i kontrollojnë vazhdimisht përmbajtjen, shërbimet dhe kushtet për çdo ndryshim të mundshëm, pasi vazhdimi i përdorimit të tyre do të nënkuptojë pranimin e të gjitha ndryshimeve të kryera.

  15. Të drejtat e autorit
  16. Kjo faqe interneti është në pronësine ekzlusive Studit Academy dhe përdoret si faqja zyrtare e saj. Të gjitha elementet përkatëse të përdorura si në shfaqje ashtu edhe në programimin "pra, teknologjia, elementët audiovizual, dizenjimet, etj," jane të mbrojtura nga patenta dhe marka tregtare e Studit Academy. Cdo përdorim i paautorizuar i elementeve të sipërpërmendura është rreptësisht i ndaluar.